Ravaneli/ Juve jo në lartësi, Alegri është në…fund
Legjenda e ‘Zonjës së Vjetër’: “Juve ndaj Interit ishte si bora në diell”
Duke folur në Pressing, një program në Italia 1, Fabricio Ravanli ish bomberi bardhezi, foli për Alegrin dhe aventurën e tij te Juventus, e cila mund të jetë në fund të saj:
“Publiku nuk është i kënaqur me këtë Juventus, veçanërisht në katër ndeshjet e fundit sepse Juventus pas ndeshjes kundër Interit ishte si bora në diell që shkrihej nga pak.
Edhe ndaj Frozinone e vetmja gjë pozitive e ndeshjes ishte fitorja sepse Juventus nuk luajti një ndeshje në lartësinë e Juventus”.