Inter mposht Atalantën, Napoli shpartallon Sasuolon

Dy ndeshje të prapambetura të javës së 21 në Serie A, 11 gola.
Fillimisht në orën 18:00 Napoli shkatërroi në transfertë 1-6 Sasuolon me Nedim Bajramin në fushë për 77′ ndërsa në mbrëmje Inter me Kristjan Asllanin titullar, thyen keq Atalantën e Berat Gjimshitit 4-0.
Kështu, zikaltërit pas 26 ndeshjeve kryesojnë me 12 pikë më shumë se Juve që ndjek ndërsa Napoli futet në garë për zonën Champions.
Njëri nga golat për napoletanët (i barazimit provizor) u shënua nga Amir Rrahmani.
Sasuolo- Napoli 1-6
Inter- Atalanta 4-0