Skënderbeu ia ka marrë ‘dorën’ Partizanit

Abissnet Superiore, Java 25:
Skënderbeu – Partizani 1-0 (Liço 38′ pen)

Nga Sara Gjidiaj

Një tjetër takim i elitës së futbollit shqiptar u luajt këtë të dielë pasdite me Skënderbeun që mposhti minimalisht Partizanin duke siguruar 3 pikë që i shërbejnë mjaft për objektivin e tyre.

Një penallti në favor të korçarëve vendosi pjesën e parë dhe gjithë takimin. Prekja me dorë e Sembene në zonë nuk i shpëtoi vështrimit të kryesorit teksa as Liço nuk gaboi nga 11 metra distancë për të kaluar vendasit në avantazh.

Administruan si duhet të besuarit e Gvozdenoviç për të marrë këtë fitore të vyer ndaj Partizanit, madje ia dolën edhe të dyfishonin, por goli i Rashicës u anulua për pozicion jashtë loje.

Në përfundim të sfidës, Rrapaj dhe Janaqi ndëshkohen me të kuq për shkak të tensionit dhe përplasjeve të krijuara në fushë duke i lënë ekipet e tyre më 10 lojtarë për minutat e mbetura.

Me këtë fitore, e dyta brenda sezonit ndaj Partizanit në shtëpi, korçarët barazojnë me pikë Tiranën duke u futur seriozisht në garën e katërshes, ndërsa ‘Demat’ e kryeqytetit nuk iu ndahen ulje-ngritjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!