Alves merr dënimin nga Gjykata e Barcelonës
Gjykata e Barcelonës ka dënuar përfundimisht Dani Alves me katër vjet e gjashtë muaj burg për sulmin seksual ndaj një femre në një diskotekë në Barcelonë.
E gjitha ngjau në natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022, ku ish-mbrojtësi i krahut blaugrana dhunoi një vajzë në banjat e klubit të natës në Barcelonë.
Ai po ashtu është dënuar me plus pesë vjet lirim me kusht dhe i pamundur për të komunikuar me viktimën për nëntë vjet e gjashtë muaj.
Gjithashtu braziliani do të paguajë shpenzimet ligjore dhe gjobë prej 150 mijë eurosh në drejtim të vajzës së përdhunuar.