Real e Bajern hapa fals, shënon Uzuni, te Empoli shihet vetëm Ismajli

Pikantet nga dita e sotme futbollistike në Europë vijnë nga Spanja. Fillimisht barazimi i Real Madrid në derbi me Vajekanon 1-1 (në fushë Ivan Balliu) dhe më pas ai gol i realizuar nga Myrto Uzuni për Granadën në një tjetër barazim 1-1 me Almeria-n. Në fushë për Majorkën Vedat Muriqi në humbjen 1-2 ndaj Sociedadit.

Ndërkohë në Serie A befasia e ka emrin Lacio. Skuadra e Sarrit e cila vetëm pak ditë më parë mundi Bajernin në Champions (1-0), u thye në Olimpico nga Bolonja 1-2.

Hysaj i dëmtuar në mesjavë, ishte i listuar në stol. Në derbin toskan Empoli- Fiorentina shifart 1-1. Po 1-1 edhe sfida në Friuli ndërmjet Udinezes dhe Kaljarit. Për Romën vjen fitorja 0-3 me salernitanën. Monza-Milan 4-2.

Në Angli tema e ditës lidhet me fitoren e 4 radhazi të Mançester Junajtid.Ekipi i Ten Hag i afrohet ndjeshëm zonës Champions duke kërcënuar seriozisht Totenhemin që pas humbjes së djeshme me Uolves (1-2) ka vetëm tre pikë më shumë. Fitore të bujshme dhe Brajton i De Zerbit në udhëtim. Fitorja 0-5 me Shefild Utd e mban ekipin në zonën Europiane me 44 pikë.

E rëndë humbja e Bajernit në Bundesligë me Bohum 3-2. Tuhel dukej drejt largimit nga bavarezët por mediat gjermane raportojnë së fundi se bashkëpunimi mes palëve do të vijojë. Më herët, Frajburg- Eintrat mbyllën 3-3./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!