Mundi Bajernin Alonso merr nofkën “El’Profesor”, Real mbi ‘Re’, Inter ‘in fuga’

Ndeshjet e mëdha të ditës në kontinentin europian u zhvilluan kryesisht në mbrëmje. Në La Liga Real Madrid shpartalloi 4-0 Xhironën (humbi dhe një penallti me Hoselu 91′) duke e lënë 5 pikë mbrapa pas 24 javëve kampionat.

Sukes i madh edhe për Interin në Serie A me kryesuesit e kampionatit italian që mundën në ‘Olimpico’ Romën e De Rosit 2-4. Zikaltërit +7 nga Juve e vendit të dytë (23 javë).

Ndërkohë madhështinë e tij si lider absolut në Bundesligë, Leverkusen i Çabi Alonsos e shfaqi edhe këtë mbrëmje ndërsa përballë pati Bajerin e Mynihut. Vendasit mposhtën thellë bavarezët 3-0 duke i dhënë një tjetër dush të ftohtë në luften për titull.

Premier League njohu sot përmbysjen e çmendur të Totenhem ndaj Brajton 2-1, fitoren e Liverpul 3-1 ndaj Bërnlit, atë të Sitit 2-0 përballë Evertonit, të Fulhemit (me Brojën në fushë në të 75′) në takimin me Buornemuth 3-1. Po në Angli, për aktin e 24-ët, Njukasëll kaloi 2-3 Notingham Forest, Uolves- Brentford 0-2 dhe Luton-Shefild Utd 1-3.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!