Tirana për revansh, Bejzade në debutim, Çela do pikë në Korçë
Tirana- Erzeni dhe Skënderbeu- Kukësi janë dy takimet përmbyllës të javës së 23-të Abissnet Superiore. Të dyja takimet startojnë orën 17:00 me bardheblutë që pak ditë më parë e spostuan ndeshjen e parashikuar për në 13:30 në “Selman Stërmasi” për në ‘Air Albania Stadium’.
Në fakt Tirana duket se e ka vlerësuar goxha këtë takim të radhës me shijakasit pasi në dy përballjet e kaluara të këtij sezoni është mundur dy herë. Do të ketë një rikthim si Rimal Haxhiu por dhe riaftësimi i sulmuesit Patrik Robson duket përfundimtar. Në dyshim mbrojtësi Lulaj.
Te Erzeni i cili ka disa javë ‘jo’ (3 humbje radhazi) do të debutojë sot trajneri i ri Skerdi Bejzade. Mungesa e madhe e shijakasëve në këtë sfidë do të jetë ajo e Kahrimanoviç i konsideruar si njeriu i mesfushës së grupit aktual. me shumë pikëpyetje edhe prezenca e sulmesit Redon Mihana.
Ndërkohë po në 17:00 një duel me pritshëmri mjaft të lartë zhvillohet në Korçë. Skënderbeu nuk po kalon dhe aq mirë pasi bardhekuqtë, pasi në 5 përballjet e fundit kanë vetëm atë fitore me Tiranën 3-4 dhe 4 humbje. Përballë do të ketë Kukësin që gjithashtu mbetet skuadër e brishtë me fundin e renditjes i cili po mban “peng” ekipin i cili prej dy javësh drejtohet nga Emiljano Çela (sot ndeshja e dytë)
Korçarët me një tjetër ndeshje për të rekuperuar (me Dinamon),sot kanë në dyshim sot sulmuesin Nikaj por dhe Zejnullain. verilindorët duken të plotë ndërsa trajneri i tyre ka deklaura se ky takim është mjaft i rëndësishëm duke e vlerësuar si ndeshje direkte për të qëndruar në elitë.
Sot java e 23:
17:00
Tirana- Erzeni (Air Albania)
Skënderbeu- Kukësi