Tirana nuk i’a di Erzenit, Kukësi humb sërish

Debutim pozitiv i Bejzades te Erzeni, ndal Tiranën në kryeqytet 1-1

Abissnet Superiore, Java 23:
Skënderbeu – Kukësi 1-0 (Rashica 6′)
Tirana – Erzeni 1-1 (Abazaj 81’/Zeka 75′)

U luajtën sot dy sfidat e fundit të javës së 23-të Abissnet Superiore që prodhuan surpriza me Kukësin që nuk di të ringrihet edhe pas ardhjes së Çelës dhe me Tiranën që duket se ka humbur busullën.

Përveç golit të Rashicës në minutën e gjashtë, jo shumë për t’u mbajtur mend nga sfida në Korçë nga ku vendasit dolën me 3 pikë dhe miqtë që vuajnë ndeshjen e 13-të pa fitore në kampionat.

Sakaq, në ‘Air Albania’ bardheblutë e mbyllën në barazim përballë shijakasve të Bejzades që gjetën të parët golin e avantazhit në minutën e 75′-të. Pas vetëm gjashtë minutash, Abazaj rikthen baraspeshën duke mos lejuar ekipin e tij të dalë pa pikë nga ky takim i luftuar.

Me këtë fitore Skënderbeu shkëputet nga zona e rrezikut dhe barazon Laçin me pikë, ndërsa Erzeni “qan” 3-pikëshin e lënë. Për Kukësin objektivi mbijetesë bëhet malore, ashtu si Tirana që vështirëson çështjen e “Final Four”./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!