Dinamo mund Partizanin, Vllaznia tri pikë ndaj Teutës

Abissnet Superiore, java e 23:

Në Durrës: Dinamo Siti- Partizani 2-1 (Kaçorri 56′, E. Vila 87’/Mba 10′)

Derbi Dinamo- Partizani luajtur në ‘Niko Dovana’ të Durrësit prodhoi një duel mjaft të luftuar. Ndonëse të kuqtë kaluan që në minutën e 10′ përpara me Mba, përgjigja e bluve ishte spektakolare.

Starti i fraksionit të dytë ofroi këmbënguljen e dinamovitëve për të barazuar shifrat. Ai erdhi në të 56′ me Luis Kaçorrin.

Me ‘kartat’ e hapura në fushë, Dinamo goditi sërish në fund të takimit, aty ku durrsaku i bluve Lorenco Vila regjistroi golin e dytë për tri pikë të skuadrës së Dritan Mehmetit.

Në Shkodër: Vllaznia- Teuta 2-1 (Gruda 26′, Çoba 83′ / Arifi 72′)

Vllaznia pa ndalesë. Sot në ‘Loro Boriçi’ skuadra e Qatip Osmanit kaloi 2-1 Teutën duke ruajtur trendin e sukseseve e mbërritur Partizanin në vend të dytë me 37 pikë. Goli i parë shënuar nga Gruda, u verifikua nga sistemi VAR.

Me pjesën e parë pa shumë histori, e dyta ofroi lojë në rritje dhe merita i shkoi Teutës e cila me Arifin barazoi në të 72′-ën. Vetëm kaq pasi sërish shkodranët arrijnë te goli me Çobën duke mbyllur me tri pikë këtë ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!