Super Bowl/ Finalja e madhe në Las Vegas

Finalja e Super Bowl LVIII, edicioni i 58-të i Super Bowl, do të mbahet të hënën më 12 shkurt.
Finalja e kampionatit të Ligës Kombëtare të Futbollit, e planifikuar për në 12 shkurt 2024 (Las Vegas, Nevada) për të vendosur kampionin e sezonit 2023, planifikuar me datën11 shkurt në Amerikë (ora 15:00) ndërsa në Shqipëri përkon me orën 00:30 të datës 12 shkurt.

Një revansh i Super Bowl LIV. Kampionët e Konferencës Kombëtare të Futbollit (NFC), San Francisco 49ers dhe ata të Konferencës së Futbollit Amerikan (AFC) dhe kampionët në fuqi, Kansas City Chiefs, do të garojnë në këtë ndeshje me interes të madh në SHBA.

San Francisko 49-të kanë fituar 5 Super Bowl teksa janë në kërkim të titullit të 6-ën duke arritur eventualisht rekordin e Pittsburgh Steelers dhe New England Patriots. Ndërsa Kansas do të gjenin titullin e katërt, duke fituar dy vite radhazi.

Sporti më i ndjekur do të luhet në stadiumin “Allegiant Stadium” i cili mund të mbajë mbi 65,000 tifozë. Stadiumi i vendosur në Las Vegas është shtëpia e Las Vegas Raiders të NFL dhe Rebels UNLV të NCAA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!