Martino: Mesi? Kthehet në fillim të prillit

Dëmtimi i Lionel Mesit pritet të ndalet pas dy javësh. Klubi e pretd në fillim të prillit për ndeshjen çerekfinale të Kupës CONCACAF dhe kjo vjen nga vetë trajneri argjentinas Zherard (Tata) Martino.

Në fazën e 16-të të atij kompeticioni, Inter Miami e mposhti Nashville dhe pikërisht në atë ndeshje futbollisti argjentinas 36-vjeçar pësoi një dëmtim muskulor.

Pas një goli dhe një asistimi, 8 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ u largua nga fusha dhe nuk luajti ndeshjen e ligës kundër DC United disa ditë më parë.

“Dyshoj se mund të jetë gati për ndeshjet e kombëtares. Është më mirë të kesh një rikuperim pak më të gjatë për të qenë plotësisht gati”, tha trajneri i Inter Majemit Martino.

Argjentina ka dy miqësore përpara, kundër El Salvadorit në Filadelfia më 22 mars dhe më pas kundër Kosta Rikës në Los Anxhelos katër ditë më vonë.

Mesi duhet të jetë gati për t’u rikthyer në futboll përpara ndeshjes së parë të çerekfinaleve të Kupës CONCACAF, kur Interi i tij të luajë një ndeshje në shtëpi kundër Monterrey të Meksikës më 4 prill.

Inter Majemi aktualisht ka tri fitore, një barazim dhe një humbje në pesë ndeshjet e luajtura në ligën MLS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!