Siner fiton ‘Australian Open’
Italiani Janik Siner mund Danil Medvedev në 5 sete në finalen e Australian Open 2024 dhe fiton Slamin e tij të parë në karrierë.
22-vjeçari bëhet italiani i tretë që triumfon në nivele të tilla tenisi duke thyer një agjërim që zgjati për Italinë afro 48 vite. Fitorja vjen pas një rikthimi epik, nga 0-2 në 3-2 në të cilin Siner ndjen në maksimum shkëlqimin e tij më fizik duke mposhtur rivalin rus në setin e pestë.
Janik shkruan kështu një kapitull themelor në histori të tenisit por dhe të sportit italian, duke thyer një mallkim që kishte zgjatur për gati gjysmë shekulli. Ai e bën këtë në një finale dramatike e cila zgjati gati 4 orë. Triumfi erdhi përmes lojës raskapitse që në fund u shpërblye me trofeun e madh. Në gjysmëfinale Siner pati eleminuar Xhokoviç.