Befasia e madhe, Xhokoviç eleminohet nga një i ‘panjohur’

Luka Nardi realizon befasinë më të madhe në turneun ATP 1000 në Indian Wells. Italiani, numri 123 në botë, mposhti në tre sete numrin 1 të renditjes, serbin Novak Xhokoviç me rezultatin 6-4, 3-6, 6-3 dhe kaloi në fazën e 16-të. të turneut në Kaliforni.

Menjëherë pas fitores, italiani hodhi raketën në tokë dhe vendosi duart në fytyrë duke e parë të pabesueshme faktin që kishte mundur numrin 1 në botë në sportin e tenisit.

“Kjo është një mrekulli”, tha Nardi më vonë në një intervistë për Tennis Channel. “Unë jam një djalë 20 vjeçar, i 100 në botë dhe e munda Novakun. Është çmenduri, çmenduri.”

“Para kësaj mbrëmje, askush nuk më njihte”, tha Nardi, i cili tani do të përballet me amerikanin Tomi Paul në raundin e 16-të. “Shpresoj që njerzit të kenë shijuar ndeshjen. Jam shumë i lumtur me këtë rezultat”.

Më pas fjalët e serbit: “Nardi hyri si jo favorit, kështu që nuk kishte asgjë për të humbur. Ai luajti shkëlqyeshëm. E meritonte të fitonte. Unë u befasova më shumë nga niveli im.Ishte vërtet shumë i keq”, shtoi 36-vjeçari serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!