Gega vijon të presë…lekët

Atletja kampione europe në vrapimet 3000 metra me pengesa Luiza Gega, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, teksa ka folur në lidhje me shpërblimet që nuk i janë dhënë nga qeveria.

Ajo ka theksuar që ka prej një viti që pret për shpërblimet që nuk i ka marrë ashtu siç i takojnë.

Gega:

“Janë bërë shumë gjëra të mira për sportin, janë bërë shumë ligje, VKM që ne prej 2 vitesh tashmë, na përfshijnë që këto medaljet që ne arrijmë të shpërblehen.

Ajo që unë has vështirësi është te zbatimi i tyre. Kam një vit e gjysmë që pres për disa medalje, rekorde që nuk po zbatohen.

Kam bërë kërkesa zyrtare, qoftë individuale, qoftë nëpërmjet federatës dhe me shumë vështirësi ka ardhur përgjigja dhe ka qenë negative. Janë tre shpërblime që unë nuk po i marrë dot.

Kjo nuk është kundërpërgjigje për qeverinë, është një e drejtë që mua më takon. Nuk kërkoj asgjë që s’më takon”-tha ndër të tjera ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!