Marku pas humbjes: Nuk ishte mbrëmja ime

Pas dështimit në duelin e boksimit me Kris Kongo, Florian Marku ka zgjedhur rrjetet sociale që t’u drejtohet mbështetësve të tij duke dhënë mesazhin se; “mbrëmë nuk ishte nata ime”.

Ai u thye në ringun profesionist në peshën Velter dhe pas 13 fitoreve e 1 barazimi, erdhi edhe humbja e parë, me pikë. Pas ndeshjes ai ka premtuar se do të kthehet përsëri në ring, duke dashur të shpjegojë se ai mbetet një kampion dhe se e ardhmja i takon atij.

Marku shkruan:

“Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por dje nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur. Justifikimet s’më pëlqejnë! Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë ata qe ishin dje në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem më i fortë se kurrë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!