Trofetë/ Florentino Perez kalon ‘Bernabeun’

Të dielën në Riad (Arabia Saudite) Real Madridi fitoi Superkupën e Spanjës duke mposhtur rivalët e përjetshëm Barcelonën 4-1.

Një moment i rëndësishëm dhe historik, mbi të gjitha për presidentin e klubit, Florentino Perez. Me suksesin në Superkupë, Perez tashmë ka grumbulluar 33 trofe në dy eksperiencat e tij si president i klubit të madh spanjoll

Një arritje tashmë numerikisht e rëndësishme në vetvete pasi Perez lë prapa edhe ish presidentin legjendar, Santiago Bernabeu.

Ky i fundit, u nda nga jeta në vitin 1978 (35 vjet në krye te Realit). Gjatë gjithë asaj kohe, Real Madridi i Bernabeut ka fituar 32 trofe.

Tani presidenti më i suksesshëm në historinë e Madridit është bërë Florentino Perez, i cili ka arritur të bëjë më mirë se ai që mban emrin e impiantit të Los Blancos në shumë më pak vite, 20 kundrejt 35 të Bernabeut.

Real/ Trofe të fituar nën drejtimin e Florentino Perez:
7 Superkupa e Spanjës
6 La Liga
6 Liga të Kampionëve
5 UEFA Superkupë
5 FIFA Kupa e Botës për Klube
3 Copa del Rey
1 Kupa Ndërkontinentale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!