Nadal tërhiqet nga …Brisbane

Tenisti spanjoll Rafael Nadal rikthyer në fushë pas afro një viti mungesë për shkak të lëndimi të gjatë dhe në turneun në Brisbane (Australi) kundërshtar do të ishte austriaku Dominik Tim.

38- vjeçari i cili prej 347 ditësh nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare, e nisi me një ‘miqësore’ dyshe me Marko Lopez dhe më pas do të niste individualisht përballjen me Tim.

Por sot, Nadal, ka dhënë një lajm aspak të mirë për të apasionuarit e këtij sporti dhe të sportistit kampion.

Tenisti nga Majorka ka njoftuar në rrejte se ai nuk do të garojë në turneun e parë të vitit në Australi. Rafa Nadal do të kthehet në Spanjë për trajtim për një dëmtim të kofshës që pësoi në kofshë në Brisbane International.

Postimi i Nadal:

 “Kam punuar shumë gjatë për këtë rikthim dhe siç e kam përmendur gjithmonë synimi im është të jem në nivelin tim më të mirë. Brenda lajmit të trishtuar për mua që nuk mund të luaj përpara turmave të mahnitshme të Melburnit. Doja shumë të luaja këtu në Australi dhe kam pasur rastin të luaj disa ndeshje që më kanë bërë shumë të lumtur dhe pozitiv. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe shihemi së shpejti! Rafa”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!