Rikthimi/ Nadal nga Majorka në Brisbane për turneun…

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është rikthyer në fushë pas afro një viti mungesë për shkak të lëndimit dhe në turneun në Brisbane (Australi) kundërshtar do të jetë austriaku Dominik Tim.

Tridhjetë e tetë vjeçari Rafael Nadal, i cili prej 347 ditësh nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare, ka luajtur sot një ndeshje dyshe me Marko Lopez dhe do të kthehet në versionin tek në fillimjavë.

Kthimin e tij me raketë në dorë, spanjolli e bëri me të tërhequrin nga sporti aktiv Marko Lopez, me të cilin fitoi një medalje të artë në 2016. Sidoqoftë dyshja humbi 6-4, 6-4 ndaj australianëve Maks Purcell dhe Xhordan Tompson në ‘Pat Rafter Arena’ të tejmbushur.

Nadal dhe Tim janë përballur mes tyre në 15 ndeshje me 9 fitore të Rafas dhe 6-të të austriakut.

14 herë fituesi i Roland Garros mundi Tim dy herë në finalet e Roland Garros (2018, 2019), ndërsa Tim, fituesi i US Open në 2020, fitoi dy përballjet e fundit në 2020. /Sportiim.a/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!