Petkoviç merr Kombëtaren e …

Pas paraqitjes zhgënjyese në Kupën e Kombeve të Afrikës luajtur në Bregun e Fildishtë gjatë janarit të këtij viti, Federata e Futbollit të Algjerisë fton në skenë një emër të njohur të trajnimit futbollistik.

Federata e Futbollit më në fund ka gjetur një zëvendësues e Djamel Belmadit. Ai është Vladimir Petkoviç, ish-trajneri i Lacios nga viti 2012 deri në janar 2014 dhe i Kombëtares së Zvicrës nga viti 2014 deri në 2021.

“Trajneri boshnjak Vladimir Petkoviç është trajneri i ri i kombëtares. Trajneri i ri do të mbërrijë në Algjer këtë të diel dhe do të mbajë një konferencë për shtyp të hënën”, thuhet në njoftimin e rastit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!