Rrëzohet Santos, tifozët sulmojnë vilën e presidentit Rueda, i fshehur…
Ekipi i famshëm brazilian Santos u rrëzua për herë të parë në historinë e tij në Kategorinë e Dytë. Skuadra në të cilën kanë luajtur kampionë si Pele dhe Nejmar, pas 115 vitesh histori, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës B. Humbja ndaj Fortalezas me rezultatin 1-2 rezultoi fatale për bardhezinjtë.
Duke parë situatën e vështirë të skuadrës, tifozët e Santosit tentuan të hynin në fushë përpara vërshëllimës së arbitrit. Në këtë mënyrë kryesori u detyrua të mbyllte ndeshjen më herët, duke i lënë dëshpërimin tifozëve dhe lojtarëve të Santosit, ndërsa ata të Fortaleza-s vrapuan menjëherë për në dhomat e zhveshjes.
Në aksion për t’i mbrojtur lojtarët e Santosit, ushtria u fut në fushë për të evituar trazirat. Përleshje me forcat e rendit ka vijuar jashtë impiantit por dhe vënje zjarri makinave e autobusëve. Sao Paolos u kthye në gjëndje lufte.
Siç raporton transmetuesi brazilian TNT Sport, tifozët kishin identifikuar Presidentin Rueda si objektivin drejt të cilit do të shfrynin të gjithë zemërimin e tyre për epilogun shumë të hidhur.
Mbështetësit e klubit dyshohet se sulmuan vilën e presidentit, me policinë që ndërhyri menjëherë në përpjekje për të larguar turmën e zemëruar. Masat e sigurisë janë shtuar me Ruedën që fshihet në lagje të qytetit.