Uimbëlldon/ Alkaraz mund ‘Nolen’ dhe futet në histori
Spanjolli Karlos Alkaraz fiton titullin e parë të Uimbëlldonit i duke mohuar Novak Gjokoviçit të thyejë rekordin e 24-të të Grand Slam-it.
Karlos Alkaraz hedh “nokaut” favoritin e madh Novak Xhokoviç në finalen e Uimbëlldonit. Në moshën 20-vjeçare, Alkaraz ia doli të fitojë 3-2 duke ngritur në këmbë gjithë impiantin e sportit të tenisit.
Ndeshja e cila zgjati për afro 5 orë, nisi me supermacinë e serbit ndërsa triumfoi në të parin 6-1.
Pas një beteje të vërtetë në setin e dytë spanjolli arriti të vendosë balancën në 1-1 teksa kaloi 7-6. Seti i tretë i gjithi për talentin spanjoll duke fituar 6-1. Nole u kthye në lojë në të 4-in ndërsa mori rezultatin 6-3.
Në setin final arrihet rezlutati 6-4 por këtë herë ai i takoi Alkarez duke merituar këtë Grand Slam.
The Spanish sensation has done it 🇪🇸@carlosalcaraz triumphs over Novak Djokovic, 1-6, 7-6(6), 6-1, 3-6, 6-4 in an all-time classic#Wimbledon pic.twitter.com/sPGLXr2k99
— Wimbledon (@Wimbledon) July 16, 2023