Ballkani mbyll me Europën, Muçi, Laçi dhe Xhixha kualifikohen
Merr fund aventura e Ballkanit në Ligën e Konferencës. Skuadra e Dajës edhe pse luajti mirë pjesën e parë e kryesisht në 15′ e fraksionit të dytë teksa pati disa raste për të kaluar përpara, në minutat e fundit e pësoi keq pasi mori 3 gola e mbyllur llogaritë me klaulifikimin. Paçka se Plzen e bëri detyrën ndërsa mundi Astanën po 3-0.
Ndërkaq Ernest Muçi, Qazim Laçi dhe disa minuta Redon Xhixha ishin futbollistët nga Shqipëria që luajtën këtë mbrëmje me skuadrat e tyre që u kualifikuan për më tej.
Humbja e Liverpul (i kualifikuar), dhe sidomos e Betis 2-3 me Rejnxhers ishin befasitë e mbrëmjes. Madje spanjollët nga andaluzia mbetën të tretët në Grupin C duke u spostuar nga Europa League në Conference League.
Shije jo të mirë la dhe Einitrhat i cili humbi me skocezët e Aberdin 2-0. Sikundër Aston Vila që barazoi 1-1 në Mostar me Zrinjski.