Atalanta kalon Milan, Inter rimerr kreun, Majorka fiton pa…Muriqin

Atalanta me Gjimshitin në fushë për 90′ mposhti në shtëpinë e saj në një sfidë spektakolare Milanin në shifrat 3-2. Po për javën e 15-të Verona barazoi 1-1 me Lacion aty ku Hysaj u hodh në fushë në të 29′ minutë për të dalë në të 84′.

Në mbrëmje Inter mbyll shpejt llogaritë me Udinezën në ‘San Siro’ ndërsa në pjesën e parë shënoi 3 gola të cilave iu shtoi dhe një të katërt në të dytën për 4-0 final.

La Liga, pas Betis- Real 1-1 ndërsa Modriç gjatë zëvendësimit doli nga vetja (protesta në pankinën e tij) u luajtën dhe 3 takime të tjera. Kështu Majorka pa Muriqin e dëmtuar, fitoi 1-0 me Seviljen.

Vijareal u thye keq nga Sociedad 0-3 ndërkohë që në mesditë Alaves-Las Palmas firmosi 0-1 për ishullorët./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!