Turpërohen Bajern e Junajtid, në ditë ‘jo’ edhe Ballkani
Në Europë, kampinatet elitare, sot pati surpriza të shumta. Në Angli Mançester Junajtid turpërohet nga Buornemuth teksa në ‘Old Trafford’ mundet 0-3.
Turpërim me një humbje katastrofike pësoi dhe Bajern Mynih në Frankfurt. Kampionët në fuqi të Bundesligës u thyen 5-1 nga Eintraht.
Ndalet edhe Real Madrid në Sevilje. Skuadra e Ançelotit barazoi 1-1 me Betisin vendas të drejtuar nga Pelegrini.
Në këtë ditë surprizash e pëson edhe Ballkani i Ilir Dajës. Skuadra nga Suhareka u mposht 5-3 nga Llapi në Superligën e Kosovës duke regjistruar humbjen e parë në kampionat.
