Humbësit e mëdhenj dhe java e 15-të Abissnet Superiore
Pas Teuta- Vllaznia 0-1, Abissnet Superiore mbylli këtë pasdite ndeshjet e javës së 14-të të luajtura në dy ditë.
Përpos suksesit të Egnatias në Laç dhe barazimit në Kukësi-Skënderbeu (2-2) luajtur në ‘Kompleksin Partizani’, ajo që bën përshtypje teknikisht, ardhur nga javët e fundit, lidhet me Laçin dhe Teutën të cilat po kalojnë momentin më të vështirë sezonal.
Kurbinasit me humbjen e sotme e dërguan në 6 numrin e ndeshjeve pa fitore duke u spostuar nga vendi i 4-ët, te zona e rrezikut. Gjithashtu Teuta edhe me Martinin e ka humbur fillin duke numëruar 5 ndeshje me 4 humbje dhe një barazim (e fundit në renditje). Katër ndeshje pa fitore ka edhe Kukësi i cili duket i stacionaur pranë durrsakëve në fund.
Ndërkaq java e 15-të do të nisë të shtunën për të mbyllur të dielën me derbin Tirana-Partizani (19:00).
Java e 15-të:
Të shtunën, 02.12.2023
Egnatia-Vllaznia ora 13:30
Skënderbeu-Erzeni ora 17:00
Të dielën, 03.12.2023
Kukësi-Teuta ora 13:30
Dinamo-Laçi ora 16:00
Tirana-Partizani ora 19:00
Klasifikimi pas javës së 14-të: