Vllaznia del nga kriza, Laçi 6 ndeshje pa fitore

Pergatiti: Sara Gjidiaj

Është mbyllur xhiroja numër 14 në Abissnet Superiore me 3 sfidat e luajtura ditën e sotme. Nga 3 pikë kanë shkuar për 2 skuadrat udhëtuese, Egnatian dhe Vllazninë, teksa Kukësi dhe Skënderbeu barazuan 2-2 në fushë neutrale.

Përballë Laçit, Egnatia nuk di të ndalet e nuk di të humbasë. Rrogozhinasit fituan sërish në fushën e kurbinasve në shifrat 0-2 falë super golit të Ndrecës në minutën e 47′-të dhe atij të Isgandarli në të 75′-tën.

Barazim dramatik për Skënderbeun përballë Kukësit në ‘Arenën e Demave’. Dy gola në pjesën e parë për korçarët u “zeruan” në të dytën nga shpërthimi i Zhongos dhe Da Motës të cilët bënë të mundur që ekipi i tyre të mos dalë pa pikë nga kjo përballje.

Vllaznia u shfaq më shumë në “Niko Dovana” të Durrësit aty ku dhe fitoi me golin e shpejtë të Ildi Grudës shënuar në minutën e 4′-të të takimit. Pjesën e mbetur të lojës, as shkodranët nuk mundën të thellonin shifrat dhe as durrsakët nuk mundën të barazonin me ndeshjen që u mbyll në shifrat 0-1.

Kështu, Egnatia rikthehet të kryesojë kampionatin pas disa orëve pushim, ndërsa Skënderbeu mbetet në katërshen e parë të renditjes. Laçin dhe Kukësin i ndajnë 2 vende, por vetëm 1 pikë, ndërsa Vllaznia shkon e pesta me 17 pikë. Teuta zhytet e dhjeta me 12 pikë të grumbulluara.

Abissnet Superiore, Java 14:
Laçi – Egnatia 0-2 (Ndreca 47′, Isgandarli 75′)
Kukësi – Skënderbeu 2-2 (Zhongo 55′, Da Mota 81’/Frenklin 13′, Lika 38′)
Teuta – Vllaznia 0-1 (Gruda 4′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!