Tri ndeshje të balancuara, Laçi, Teuta dhe Vllaznia duan kthesën
U luajtën të hënën dy ndeshje për javën e 14-të Abissnet Superiore. Tirana ra “keq” në Rrogozhinë ndërsa u mund 1-0 nga Erzeni i cili për herë të dytë në këtë kampionat thyen bardheblutë që së fundi drejtohen nga Julian Ahmataj. Ndërkohë Partizani me 6 mungesa në formacionin titullar u nda në paqe (0-0) me Dinamon në duelin e luajtur në shtëpinë e ‘kuqe’. Pas këtij barazimi Partizani merr vendin e parë në tabelë me 28 pikë.
Sakaq, java ecën me tre sfidat e ditës së martë. Laçi i teknikut Josa do të presë Egnatian në përpjekje për të lënë prapa 5 ndeshjet kalendarike pa fitore. E kundërta ngjet me miqtë të cilët vijnë në këtë transfertë pas 6 rezultateve pozitive.
Po të martën Kukësi bëhët pritës në ‘Kompleksin Partizani’ aty ku do të përballet me Skënderbeun. Humbja dramatike e javës së kaluar me Tiranën në ekstremin e lojës e ka pozicionuar skuadrën e Nicës në vend të parafundit ndërsa korçarët falë fitores me Teutën janë ngjitur në vendin e 4-ët me 17 pikë.
Sfidë interesante pritet të zhvillohet në mbyllje të kësaj xhiroje në “Niko Dovana”. Teuta e fundit do duelojë me Vllazninë e cila gjithashtu gjëndët në zonën e kuqe.
‘Abissnet Superiore’, java e 14:
13:30
Laçi- Egnatia
Kukësi-Skënderbeu ( në “Arena e Demave”, Tiranë)
Teuta- Vllaznia 16:00
Luajtur të hënën
Erzeni-Tirana 1-0
Partizani- Dinamo Siti 0-0 /Isuf Myrtaj/