Tirana bie me Erzenin, derbi pa fitues

Abissnet Superiore, Java 14:
Partizani – Dinamo 0-0

Erzeni -Tirana 1-0 (Mihana 36′)

Java e 14-të Abissnet Superiore solli derbin mes Partizanit dhe Dinamos. Në “Arenën e Demave” u pa rivalitet, raste, por nuk u tund asnjë prej rrjetave.

Start i zjarrtë për të kuqtë e kryeqytetit që regjistrojnë disa raste të rrezikshme radhazi por pa mundur të konkretizojnë me gol. Më pak përpjekje nga Dinamo që arrin me vështirësi të depërtojë disa herë në zonën e vendasve në këtë pjesë të parë që mbyllet me shifra të bardha.

E njëjta panoramë thuajse edhe në fraksionin e dytë të sfidës me asnjërën nga skuadrat që nuk arrin të zhbllokojë rezultatin. Sërish më i rrezikshëm ekipi i Partizanit por goli nuk është rezervuar as për ta dhe as për Dinamon në këtë takim. Fatale rastet e Denison për blutë dhe Mensah për të kuqtë…

Pas këtij derbi të mbyllur në barazim është Partizani që merr përkohësisht kreun e klasifikimit me 28 pikë, ndërsa blutë e Mehmetit nuk zhvendosen nga vendi i shtatë aty ku pozicionohen me 16 pikë, po aq sa Erzeni dhe Laçi.

Ndërkaq më herët, në Rrogozhinë, u zhvillua takimi Erzeni-Tirana me sfidën e vendosur nga Redon Mihana pas një goditje me kokë në fundin e pjesës së parë.

Kategoria e Parë:

U zhvilluan sot dhe dy takime të javës së 13-të në inferiore.

Takimi kryesor i ditës u luajt në Vorë teksa Vora dhe AF Elbasani barazuan 1-1. Takimi tjetër luajtur në ‘Roza Haxhiu” ndërmjet Lushnjës dhe Besës u fitua nga vendasit 2-1./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!