Nis Erzeni-Tirana, derbi dhe Kukësi që pret korçarët në ‘Arenën e Demave’
Erzeni dhe Tirana takohen në Rrogozhinë (13:30) për të hapur javën e 14-të Abissnet Superiore. Më pas në 17:00, Partizani- Dinamo në derbin e radhës që zhvillohet në Kompleksin Partizani duke figuruar ndeshja përmbyllëse e kësaj dite.
Të tjerat zbresin në fushë nesër.
Laçi- Egnatia, Kukësi- Skënderbeu (në Arena e Demave’) dhe Teuta- Vllaznia janë duelet e javës së 14-të.
Sakaq luhen dhe dy takime të javës së 13-të Kategorisë së Parë;
Lushnja-Besa dhe Vora-AF Elbasani.
Ndërkaq Departamanti i Garave në FSHF njofton:
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore”.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Kukësit, ndeshja e javës së 14-të Kukësi – Skënderbeu e programuar për t’u zhvilluar të martën më datë 28 nëntor në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena” do të spostohet për t’u luajtur në të njëjtën ditë dhe orë në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet.
Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e “Abissnet Superiore”, që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.