Ahmataj flet për sfidën me Erzenin, klubi për derbin

Tirana luan nesër ndaj Erzenit (13:30) për javën e 14-të Abissnet Superiore teksa thotë se pikët e plota janë detyrim. Nga ana tjetër klubi i ka paraprirë ndeshjes me Partizanin (3 dhjetor,19:00) duke evidentuar se sfida luhet në Air Albania dhe se biletat kanë dalë në shitje.

Ahmataj:

“Duhet sakrificë shumë e madhe për të arritur te fitorja, gjë që ne duhet ta shprehim në fushën e lojës. Kjo është ajo që kërkojmë prej kohësh, që të gjejmë ekuilibrat, stabilitetin dhe sidomos agresivitetin që duhet për të qenë një skuadër e fortë.

Ndeshjet kanë histori të ndryshme, por Erzeni është një skuadër e fortë, me lojtarë teknikë, shumë të mirë, me elementë të rinj. Është një skuadër e paparashikueshme në disa momente, por kemi forca dhe kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin për të shkuar në ndeshje,

Çdo javë dhe çdo ditë në stërvitje është test për çdo futbollist dhe çdo trajner.

Është e vërtetë që përdora në ndeshjen e fundit të gjithë potencialin ofensiv që kemi në dispozicion. Duke u kthyer edhe Patrik, mendoj se mund të na japë freski në minutat e fundit se kemi mundësi për të alternuar lojtarë.

Patrik? Ai vjen nga dëmtimi dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm në menaxhimin e situatës së tij se vjen nga 8 muaj stop dhe do të marrë dalëngadalë minuta, por jo direkt, se mund të pësojë dëmtime të tjera.

Në futboll nuk ka asnjëherë qetësi se gjerat prishen për një sekondë dhe për t’u rregulluar duhen sakrificë dhe punë. Ne do të vazhdojmë të sakrifikojmë dhe punojmë çdo ditë sa më fort e të shohim se ku do të arrijmë.

Është shumë herët për të folur për merkaton e janarit se ne kemi goxha potencial në skuadër. Nuk kemi hequr dorë nga kjo, kemi skuadër me shumë cilësi brenda, vetëm duhet sakrifica e lufta e të gjithëve për të ecur përpara.

Derbi? Duhet të kalojmë Erzenin se luajmë me ta nesër, nuk kemi fare në mendje derbin. Ajo është ndeshja tjetër dhe të gjithë janë përqendruar te Erzeni. Ky është trepikësh që duhet, jo patjetër, por ta trajtojmë ndeshjen në maksimumin tonë se nuk ka kohë për neglizhenca”

Klubi Tirana shkruan:

E Diela e datës 03.12.2023 pret ndeshjen KF Tirana-FK Partizani që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Jo vetëm futboll të bukur por edhe përçim i mesazheve domethënëse! Në një performancë fantastike të rezervuar për futbolldashësit, ju presim ta përjetojmë së bashku këtë atmosferë duke mbushur shkallët e stadiumit pë ekipin më të madh në vend. Për Tironën! Nga dita e djeshme biletat janë në shitje online dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!