Gjithnjë ai, Verstapen arrin te 18 triumfe brenda një Botërori

Nga 21 gara të Botërorit 2023 Red Bull fiton 20 ‘Çmime të Mëdha’ (18 Verspaten dhe 2 Perez). Me një garë nga fundi, vetëm Karlo Sainz ka thyer (një Çmim i Madh) hegjemoninë e skuderisë austriake.
I pandalshmi Maks Verstapen triumfoi edhe në Las Vegas duke fituar Çmimin e Madh në Formula 1.
Në pistën e shpejtë amerikane, holandezi e nis me goma të verdha, duke “shtyrë” nga pista Leklerk por pas penalltisë së 5 sekondave dhe problemeve të tjera arrin të kapë wild card-in duke bërë një parakalim të dyfishtë mbi Leklerk e shokun e skuadrës Perez.
Me zhvillime të shumëta, finishi i takoi Verstapen. Më pas u ngjit Sharls Leklerk që parakaloi në fund Serxhio Perez. Meksikani në podium si i tretë por që siguroi vendin e dytë në Botërorin 2023 pas holandezit Maks Verstapen. Gara e fundit e Botërorit në F1pas një jave në Abu Dabi.