Banjaia kampion bote në MotoGP

Në prani të afro 200 mijë tifozësh, në pisten e Valencias, garën e fundit të Botërorit 2023, Françesko Banjaia shpallet kampion bote për herë të dytë radhazi.

Një garë e cila nisi me italianin në pole të cilit i mjaftonte vendi i 5 të për t’u korurëzuar kampion dhe rivalit për titull Horge Martin teksa nga vija e dytë arriti të pozicionohet që në xhiron e parë në ndjekje direkte të Peko-s.

Sulmi i spanjollit ka vijuar me densitet të lartë aq sa në harkun e pak xhirove ka tentuar të parakalojë nga ‘brenda’ duke ndeshur pikërisht italianin.

Ia del të qëndrojë në ‘këmbë’ Peko ndërsa Martin del nga pista dhe me shumë vështirësi arrin të kthehet në garë (vendi i 8) për të ritentuar sërish rekuperimin. Pak më tej ai në tentitivë për të parakaluar Mark Markez e ka ndeshur dhe pilotin e Honda-s duke e marrë me vete përfundimisht jashtë piste.

Aq ka mjaftur dhe Banjaia të shpallet ende pa mbyllur garën kampion bote në MotoGP për herë të dytë radhazi…

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!