Kejn tri pikë Bajernit, Uzuni gol për statistikë
Bajern Mynih merr kreun e Bundesligës duke fituar ndaj Këlnit në transfertë për javën e 12-të 0-1. Si gjithnjë vendos Herri Kejn. Leverkusen deri sot i pari, luan nesër ndaj Verderit.
Sulmuesi i shqiptar i Granadës Myrto Uzuni shënoi golin e nderit (i 5-ti sezonal) në sfidën e humbur me baskët e Alaves 3-1. Kjo ishte sfida e parë e javës së 14-të në La Liga.
Në ndeshjen hapëse të javës së 13-të të Ligue 1, PSG i dërgon një sinjal të fortë gjithë rivalëve me një fitore tenistike. Ndaj Monakos teksa ëndërronte të ndalte rivalët, arriti një fitore e jashtëzakonshme 5-2.