Barça largohet nga kreu, Milan kalon Fioren, Kamarda rekordi i Serie A

  • Francesko Kamarda hyn në fushë në Milan-Fiorentina dhe bëhet debutuesi më i ri në historinë e Serie A. Sulmuesi italian debutoi në moshën 15 vjeç, 8 muaj e 15 ditë.

Ndalesa e Barcelonës në Madrid me Vajekanon 1-1 e ka larguar skuadrën Blaugrana nga kreu i La Liga-s pasi një fitore e mundëshme e Xhironës por dhe Realit nesër, do ta dërgonte diferencën me kreun në 6 deri në 7 pikë.

Nga ana tjetër për javën e 14-të, Atletiko Madrid mundi Majorkën (Muriqi i dëmtuar jashtë kësaj sfide për miqtë) 1-0 ndërsa Getafe kaloi me përmbysje Almeria-n 2-1. Pa gola u ndal Valencia- Selta Vigo.

Ndërkohë Serie A luajti sot 3 takime. Lacio u mund në transfertë 2-1 nga Salernitana e vendit të fundit, Atalanta po ashtu dështoi në shtëpi me Napolin 1-2 ndërsa Milan fitoi 1-0 me Fiorentinën.

Sakaq grafikisht futbollistët debutues më të rinj në moshë në Serie A:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!