Spektakël në Londër, Leverkusen fitorja e 10-të, Lacio- Roma…

Premier League luajti sot 5 ndeshje për javën e 12-të. Në Londër ka një përballje titanësh ndërsa Çelsi-Mançester Siti u ndal te shifrat 4-4. Për t’u theksuar sulmuesi Armando Broja fitoi penalltinë deçizive në shtesë.

Ndërkaq fiton pastër Liverpul ndaj Brentford 3-0, Uest Hem kalon me vështirësi Notingahm Forest 3-2, Aston Vila kalon 3-1 Fulhem ndërsa zhgënjen Brajton me barazimin 1-1 ndaj Shefild Utd.

La Liga solli fitoren me përmbysje të Barcelonës 2-1 ndërsa në program ishin edhe takimet, Sevilja- Betis 1-1 dhe Atletiko Madrid- Vijareal 3-1.

Në Serie A, Empoli theu Napolin në udhëtim me trajnerin francez të Napolit Rudi Garsia gati të shkarkohet. Fiton Fiorentina ndaj Bolonjës 2-1, Udineze e Atalanta 1-1, ndërkohë që derbi i Romës; Lacio- Roma përfundoi 0-0 .Inter- Frozinone u mbyll 2-0.

Leverkusen e Çabi Alonso vijon të mahnisë në Bundesligë. Këtë të diel “Aspirinat” në gjirin e të cilëve aktivizohet Granit Xhaka, hodhi në “tapet” 4-0 Union Berlin. Verder Bremen- Eintraht 2-2 teksa mbylli ditën Lajpcig-Frajburg 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!