Vllaznia paqe me Laçin, Skënderbeu trondit Teutën

Një minutë heshtje në nder të ish sulmuesit të Egnatias Duamena, në Shkodër nderohet me heshtje edhe ndarja nga jeta e aktorit të humorit Zef Deda.

Nga Sara Gjidiaj

Abissnet Superiore ka vijuar sot me dy sfidat e mbetura nga java e 13-të e saj. Vllaznia – Laçi dhe Skënderbeu – Teuta ulën siparin e kësaj jave me përballjen e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura dhe atë të dytën që dhuroi spektakël.

Në Shkodër pjesa e parë u mbyll pa gola por jo pa raste dhe pretendime. Të dyja ekipet provuan të tregoheshin të rrezikshme në portat respektive, me bardhezinjtë që tentuan disi më shumë, por që nuk mundën të finalizonin.

Fraksioni i dytë foli më shumë për vendasit megjithëse paqartësitë në sulm për kuqeblutë dhe bardhezinjtë bënë që sfida të mbyllej pa fitues.

Si Vllaznia dhe Laçi nuk po kalojnë dot ngërçin e këtyre javëve të fundit duke humbur pozicione në klasifikim. Kurbinasit renditen të pestët me 16 pikë, ndërsa shkodranët janë të shtatët me 14 të tilla.

Në frontin tjetër, korçarët kaluan 3-1 durrsakët duke marrë një 3 pikësh që i jep të drejtën e ngjitjes në katërshen e kreut të klasifikimit. Paraqitje më e mirë e vendasve që gjetën golin 2 herë gjatë pjesës së parë me Frenklin dhe Liçon.

Teuta provoi të reagonte me ngushtimin e shifrave që erdhi vetëm në minutën e 72′-të falë Peposhit që shënoi ndaj Skëndërbeut i cili luante me 10 lojtarë që prej fundit të pjesës së parë. Nikaj ishte ai që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke dënuar të tijtë të luajnë me 1 lojtar më pak për pjesën e mbetur të lojës.

Gjithçka u mbyll me vulën e Rashicës që realizoi të tretin me korçarët që morën kështu këtë fitore pas disa rezultateve jo të mira dhe me Teutën që gozhdohet në fund të renditjes.

Abissnet Superiore, Java 13:
Vllaznia – Laçi 0-0
Skënderbeu – Teuta 3-1 (Frenkli 12′ Liço 38′ pen, Rashica 83’/ Peposhi 72′ )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!