Troket e 14-ta, Partizani-Dinamo “konkurësi” i së hënës
Do të startojë këtë të hënë java e 14-të Abissnet Superiore. E nis Erzeni- Tirana në program në orën 13:30 për të vijuar në orën 17:00 me derbin Partizani-Dinamo.
Java ecën të martën ndërsa në ditën e ‘Flamurit’ pikërisht në 13:30 do të zbresin në fushë katër skuadra. Kështu në stadiumin e qytetit të Laçit do të takohen Laçi- Egnatia teksa në “Kukës Arena”, vjen përballja Kukësi-Skënderbeu. Mbyll këtë xhiro në Durrës dueli Teuta-Vllaznia (16:00).
Abissnet Superiore, java e 14-të:
Të hënën:
Erzeni-Tirana 13:30
Partizani- Dinamo Siti 17:00
Të martën:
Laçi- Egnatia 13:30
Kukësi- Skënderbeu 13:30
Teuta- Vllaznia 16:00/Sportiim.al/