Silvinjo merr “Shqiponjën e Artë”, Rama: Je i pari
Tekniku brazilian i kuqezinjve është pajisur edhe me pasaportën shqiptare.
Pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, trajneri i kuqezinjëve po kalon momentin e madh të vlerësimëve nga të gjithë faktorët në vend.
Përfshirë dhe institucionet apo Shoqatat me karaktere mirësi. Sot Kryeministri i vendit Edi Rama, në Samitin e Diasporës, i ka akorduar “Shqiponjën e Artë” trajnerit brazilian të Shqipërisë.
“Shqiponjën e Artë”, iu drejtua Silvinjos duke i thënë: “Kjo është një shqpinojnë e destinuar për të gjithë shqiptarët specialë, jo specialë sepse të gjithë shqiptarët janë specialë, por për shqiptarët që janë më shumë specialë sesa specialët. Ti je i pari joshqiptar që po e merr Shqiponjën e Artë, por jo për çfarë ke bërë, por sepse je një shqiptarë që po lind.Me shqiponjën e Artë të njoftoj se shumë shpejt, do të duhet të pranosh nënshtetësinë shqiptare”.
Silvinjo nga ana tjetër e falënderoi Ramën, duke thënë: “Ju falënderoj juve dhe të gjithë shqiptarëve. Marr këtë çmim dhe për mua është një nder i madh“.