Dhuna në derbi, policia arreston disa personë

Derbi i 172-të Tirana- Partizani(1-1) nuk i shpëtoi situatave të rënduara në shkallë. Incidentet nisën ende pa nisur takimi dhe vijuan deri në mesnatë.

Sipas policisë, gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike në fushë nga dy tifozeritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë personat që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Deri tani janë arrestuar katër persona, D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Janë vënë nën hetim tre persona, njëri prej tyre 14 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Po ashtu janë shpallur në kërkim J. S., 27 vjeç, dhe M. B., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithnjë sipas policisë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”,  “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!