Shqipëria mbyll ndaj Ishujve Faroe, pritet festë spektakolare

Euro 2024/ Grupi E: Shqipëri- Ishujt Faroe 20:45

Nga Erga Kenga

Me një flamur kuqezi në qafë dhe me një grup futbollistësh në kërkim të historisë së re, trajneri brazilian i Shqipërisë Silvinjo është kthyer në njeriun më të dashur të tifozerisë kuqezi.

Pas fushatës kualifikuese në Grupin E dhe sigurimin e një bilete për në ‘Gjermani 2024’ me një javë nga fundi, të gjithë janë jo vetëm maksimalisht të lumtur por dhe të befasuar nga rendimenti aktual i Kombëatres së madhe.

Sot në orën 20:45 ndeshja e fundit ndaj Ishujve Faroe në ‘Air Albania Stadium’. Praktikisht një ndeshje e cila veç detyrës për të marrë tri pikë, mbart në thellësi edhe takimin festiv. Për objektivin e parë, vetë tekniku Silvinjo dha detyra të qarta që dje në konferencë kur tha se “Shqipëria ka dhe një finale”. Kjo do të thotë se strategu kuqezi nuk pranon të vendosë në diskutim vendin e parë të grupit i cili në këtë fazë të kualifikuesëve kërcënohet vetëm nga Republika Çeke.

Në anën tjetër festa. Dhe kjo më së shumëti i takon binomit FSHF-tifozë. Protokolli para takimit, pushim dhe festa pas saj, para 22 mijë të pranishmëve, mbetet për t’u zbuluar.

Ndërkaq ndaj Ishujve Faroe, Shqipëria sot pritet të zbresë në fushë me disa ndryshime. Me gjasë, në portë do të nisë Tomas Strakosha por në formacionin titullar pritet të jenë dhe Ivan Balliu, Ernest Muçi, Keidi Bare, Myrto Uzuni, Mirlind Daku apo ndonjë tjetër.

Gjermani Sven Jablonski (33) ndërsa kurrë më parë nuk ka gjykuar në eventet e mëdha europiane do të jetë arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje. Në VAR është caktuar i mirënjohuri Bastian Dankert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!