Shqipëria në festë, Italia në finalen me Ukrainën

Xhiro e dhjetë dhe e fundit e kualifikuesëve ‘Euro 2024’, ecën sot me 7-të përballje të tjera. Nëse në Arenën Kombëtare, Shqipëria pritet të zyrtarizojë përmes festës kreun e Grupit E, në Gjermani (Leverkusen), Italia do duhet të mbrojë vendin e dytë në Grupin C me dy rezultate (fitore&barazim) sfidën me Ukrainën.
Në këtë mori ndeshjesh figuron edhe një tjetër finale. Ajo i përket takimit Slloveni- Kazakistan teksa vendasit luajnë për dy rezultate për të qënë të listuar në shortin e 2 dhjetorit në Hamburg.
Programi për sot:
Grupi C:
Maqedoni e Veriut-Angli
Ukrainë- Itali (në Leverkusen)
Grupi E:
Shqipëri- Ishujt Faroe
Republika Çeke-Moldavi
Grupi H:
Irlandë e Veriut- Danimarkë
Slloveni- Kazakistan
San Marino- Finlandë./Sportiim.al/