Verstapen absolut, vjen fitorja e 17-të në një sezon

Fjalët për ta përshkruar kampionin e trefishtë në F1 janë gjithnjë e më të “konsumuara” pasi për pilotin holandez maks verstapen janë thënë të gjitha… Edhe sot në vendin që lindi Ayrton Senën, Verstapen me Red Bull mbetet absolut duke fituar për herë të 17 -të në një Botëror dhe të 52-të në total.

Në garë, piloti i Red Bull detyrohet të startojë dy herë për shkak të një flamuri të kuq dhe dy herë “djeg” kundërshtarët e tij me një kohë reagimi çnjerëzor.

70 xhirot e mbetura janë dominim i pastër me disa emocione të krijuara nga një Norris por asgjë më shumë deri në flamurin me kuadrate. Për Verstapen kjo është fitorja e 52-të në F1 që e çon në vendin e katërt në renditjen e më të suksesshmëve për pilotë në F1.

Ndërkaq, McLaren i Lando Norris erdhi në vendin e dytë dhe përfundoi një tjetër garë të shkëlqyer. Aston Martin u ngjit sërish në podium si i tretë dhe merita i takon spanjollit Fernando Alonso.

Fundjavë krejtësisht e harruar edhe për Mercedes me Hamilton dhe Rasëll në vështirësi të vazhdueshme me menaxhimin e gomave. Sikundër dhe Ferrai i Leklrek i cili për probleme të makinës (sistemi hidrualik) nuk ia doli të garojë duke u përplasuar para saj me rrethimin.

F1 do të kthehet në pistë në fundjavën e 19 nëntorit me debutimin zyrtar në pisten e Las Vegas./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!