Burreli zgjedh Klevis Himën

Udhëton nga Italia për stolin e Burrelit, Hima shihet trajneri i duhur për të ringritur matjanët.

Tre ditë më parë Burrli u nda me Dorjan Bubeqin duke u ndalur më pas me një analizë të fortë. E gjitha pas humbjes poshtëruese që skuadra majtane mori me skuadrën e fundit të Kategorisë së Parë, Luzi 2008 (1-5).

Sigurisht lëvizja e drejtuesëve të Burrelit ka persistuar shpejt teksa mësohet se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Klevis Hima. Administratori Marjan Lleshaj ka gjetur akordin me kurbinasin dhe të shtunën ai do të prezantohet para skuadrës së re.

Ndërkaq, Hima ka një eksperiencë goxha të madhe pasi në të shkuarën ka drejtuar disa ndeshje Laçin në Superiore si dhe ekipin U21 të Laçit. Në CV e tij ka emra trajnerësh elitarë të trajningut në Shqipëri me të cilët ka punuar si ndihmës për shumë kohë.

Në krah me trajnerë të tillë si; Besnik Prenga, Sulejman Starova, Mirel Josa, Artan Mërgjyshi, Migen Memelli, Armando Cungu, Gentian Mezani, Stavri Nica por dhe Dejan Vukiçeviç, Hima ka gjithë arsenalin e duhur teknik për të marrë mbi supe ekipe të çfardo lloji niveli. Burreli i besoi, të shtunën prezantimi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!