Nis Kategoria e Parë, duelet…

Merr udhë pas një ndërprereje afro dy javore Kategoria e Parë. Sot në program kampionati inferior do të luajë ndeshjet e javës së 12-të të saj. Në fushë do të zbresin 10 ekipe që do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Fillimisht në 13:30 do të luhen katër ndeshje në orën 13:30 AF Elbasani-Kastrioti në orën 17:00 do të luhet në “Elbasan Arena”.

Apolonia e vendit të 3-të do të presë Lushnjen në Fier,në një duel mjaft interesant mes tyre. Lushnjarët ndodhen në vendin e 7-të dhe synojnë që pas dy barazimeve kërkojnë fitoren,ndërsa vendasit synojnë të vazhdojnë me ecuirinë pozitive.

Bylisi në transfertë për të sfiduar Burrelin i cili sot do të drejtohet nga trajneri i ri Klevis Hima. Ballshiotët synojnë rikthimin te fitorja dhe sot nuk u lejohen më hapa fals. Ndërkohë nga ana tjetër vendasit ndodhen ne vendine 10-të dhe synojnë 3 pikët në shtëpi për t’u larguar nga zona e “Play-Out”.

Në Vlorë, Flamurtari-Luzi 2008 me vendasit në kërkim të 3 pikëve për t’iu afruar shpejt drejt kreut të renditjes.

Korabi-Tomori një tjetër sfidë interesante e cila zhvillohet në Peshkopi. Ndërkaq takimi i fundit i ditës po sot mes Elbasanit dhe Kastriotit (17:00).

Ndeshjet e sotme:
Apolonia-Lushnja (13:30)
Flamurtari-Luzi 2008 (13:30)
Burreli-Bylis (13:30)
Korabi-Tomori (13:30)
AF Elbasani-Kastrioti (17:00) /Fatos Lamaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!