Bubeqi largohet nga Burreli

E kthyen me “lutje” por nga sot Burreli nuk do të drejtohet nga Dorjan Bubeqi. Gjëndja e rënduar e matjanëve në zonën e rrezikut shoqëruar me atë humbje të thellë me Luzi 2008 1-5, ka bërë që drejtuesit e klubit ta përcjellin kavajasin e njohur të trajningut në këtë ligë.

“Falënderojmë trajnerin  për të gjithë kontributin e dhënë  deri tani. Ndahemi duke i dhënë dorën miqësisht njëri-tjetrit me respekt të plotë nga të dy palët. Urime dhe suksese në rrugëtimin në vazhdim”, shkruan klubi.

Ndërkohë për javën e 12-të Burreli pret kryesuesit e Bylis në “Liri Ballabani”, çka do të thotë se vështirësitë janë në dy plane. Emërimi i trajnerit të ri por dhe përballimi i një rivali të fortë, çështje afat shkurtëra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!