Super Berisha dhe Ismajli i japin tri pikë Empolit në “Maradona”

Empoli me një super Berisha në portë dhe një siguri absolute para tij si Ardian Ismajli, thyen në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napolin me rezultatin 0-1.

Ndeshja e javës së 12-të në Serie A figuroi shumë e fortë, me skuadrën e Napolit që nuk i ndali sulmet përgjatë 90′ minutave por që në fund (90+1′) u vendos nga goli i toskanëve me Kovalenko.

Për më tepër që në këtë takim, Etrit Berisha ia doli të ndalë disa gola të sigurtë duke e ruajtur portën e një Empoli në rritje (tashmë i larguar pas shumë javësh në fund, lë pas Kaljarin, Veronën dhe Salernitanën).

Te Napoli ishte në fushë Dardani Amir Rrahmani i cili çuditërisht u la jashtë liste nga Ghila për takimin e sotëm Kosovë-Izrael (20:45, Grupi I Euro 2024). /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!