Juve mund Kaljarin, Leçe ndal Milanin mes…polemikave

Juventus kaloi sot Kaljarin në Torino 2-1 duke marrë vendin e parë në Serie A. Në mbërmje Monza-Torino 1-1. Më herët Leçe tronditi Milanin duke marrë një pikë kur ishte duke humbur 0-2. Një gol i tretë për Leçen e Ylber Ramadanit, u anulua për faul çka hapi polemika të shumëta te kampi leçez.

Pas ndeshjes sulmuesi Sansone tha për mediat:

“Nuk dua të komentoj, është diçka për arbitrin. Është një turp i madh, na duheshin këto 3 pikë si buka e gojës.”

Kështu sulmuesi i Leçes, Nikola Sansone, u shpreh në fund të ndeshjes që përfundoi 2-2 ndaj Milanit. “Goli? Ishte i bukur, do të ishte më mirë ta fitonim ndeshjen. I jam shumë mirënjohës Leçes, ka një shpirt të madh në këtë ekip, edhe nëse jemi në vështirësi nuk dorëzohemi kurrë”, shtoi Sansone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!