Pole numër 11-të në Interlagos, Verstapen kapo në stuhi
Verstapen përgëzohet nga tifozi i tij me uniformën e Interit të Milanos. Ish sulmuesi zikaltër Adriano i dhuron trofeun me 11 ‘Pole’ sezonale.
Stuhi në Europë e tillë dhe në pistën e Interlagos në Brazil aty ku provat zyrtare në F1, u kondicionuan në masë drastike.
Në këtë mënyrë cikloni redukton garën për pole position në Çmimin e Madh të Brazilit në një xhiro të vetme. Maks Verstapen fiton përpara Sharls Leklerk me 294 të mijëtat, për një vijë të parë Red Bull-Ferrari me pritshmëri të mëdha për garën e së dielës, duke qenë se e shtuna i dedikohet tërësisht formatit Sprint.
Radha e dytë surprizë për Aston Martin të Lens Stroll dhe Fernando Alonsos, përkatësisht 617 dhe 660 të mijtat larg Verstapen. Duke filluar nga rreshti i tretë të dielën Luis Hamilton (+0.742) dhe Xhorxh Rasëll (+0.863) me Mercedes.
Pas tyre Lando Norris dhe piloti tjetër i Ferrarit, Karlos Sainz, i cili nuk arrin të ndjekë shokun e tij të skuadrës, duke u ndalur një sekondë e 262 të mijëta nga kreu.
Rreshti i pestë për Serxhio Perez që mund të ankohet se ka gjetur flamujt e verdhë në xhiron e tij më të shpejtë të shkaktuar nga rrotullimi i Oskar Piastrit i cili përfundoi pa kohë.