Ançeloti: Deklarata e Laportës nuk duhet devijuar

Intervista e presidentit të Barcelonës Joan Laporta dhënë për ‘Radio Catalunya’ ishte temë e pytejeve që ju bënë trajnerit të Real Madrid Karlo Ançeloti para ndeshjes së nesërme me Seviljen (18:30).

Italiani si gjithnjë i matur në deklarata u duk se mbrojti kreun e klubit rival për veriionin e ngritur :’Laporta kundër Realit para klasikes:

Ançeloti: “A foli Laporta kundër Real Madrid dje? E dëgjova. Këtë e thashë kur folëm për pjesën racizëm. Nuk duhet ta shmangim atë që tha. Është një gjë serioze që drejtësia po e heton dhe ne duhet ta lëmë të funksionojë.

Prisni. Gjithçka tjetër që flitet është për të devijuar situatën, gjë që nuk është e mirë në nivel gjykimi”.

Situata e grupit para Seviljes? “Skuadra po shkon mirë, ata që janë kthyer janë në gjendje të mirë. Lojtarët e Amerikës së Jugut janë rikuperuar mirë dhe janë stërvitur mirë. Të gjithë janë në dispozicion, përfshirë Alabën. Ne patëm një problem me Sebajes dhe ai nuk do të jetë i disponueshëm. Është një javë e rëndësishme dhe mendojmë se jemi përgatitur mirë.”

Ndërkaq, Real Madrid kryeson pas 9 javëve La Liga-n me 24 pikë. Tre më shumë se Barça që vjen e treta pas Xhironës. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!