Gyler/ Ançeloti gati ta përfshijë në skuadër

Real Madridi e ka pritur gjatë, teksa koha e minutave zyrtarë në fushë ka ardhur. Arda Guler, talenti turk i kërkuar nga gjysma e Europës në merkaton e fundit të transferimeve, është gati të bëhet protagonist i skuadrës së Ançelotit.

Pas dëmtimit të dyfishtë të pësuar në fillim të sezonit, ish-lojtari i Fenerbahçes është rikthyer në punë në grup dhe “sheh” thirrjen e tij të parë në një grumbullim me Realin.

Me gjasë Karleto do të listojë që nga sfida me Seviljen, gjithnjë nëse rreziku i rikthimit të dëmtimit është zero. Ndryshe, një aktivizim i tij përkon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sporting Bragës, dhe më pas për El Clasicon e 28 tetorit. Me dy lëndime dhe 103 ditë pritjeje, Guler sheh dritën në fund të tunelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!